Zëvendësimi i dhëmbëve

  • 0

Zëvendësimi i dhëmbëve

Tags : 

Dhëmbët ndikojnë në të gjithë trupin.

Kur ata janë të shëndetshëm edhe ju jeni më të shëndetshëm. Një dhëmb i munguar mund të ndikojë në: kafshim, të folur dhe përtypje të ushqimit. Meqënëse ju përtypni me dhëmbët e mbetur, e rrisni mundësinë që ti vjetërsoni ata para kohës, ti dëmtoni apo ti humbisni tërësisht. Ju mund të përjetoni dhimbje koke dhe dhimbje të nofullës.

dhembe

Kush ka dëshirë që ti përkeqësohet pamja dhe shëndeti?

Pasojat që vijnë nga dhëmbët e munguar:

Kocka e nofullës fillon e përthithet. Përgjithësisht njerëzit humbin 25% të strukturës së kockës së nofullës brenda një viti pas humbjes së dhëmbit. Implantet dentare vendosen më lehtë menjëherë pas heqjes së dhëmbëve për shkak se zëvendësimi i kockës vështirësohet dhe komplikohet me kalimin e kohës.

Cili është lajmi i mirë?

Implantet funksionojnë njësoj si dhëmbët natyral. Ata mbrojnë dhe ruajnë strukturën e kockës, shëndetin oral dhe pamjen tuaj. Dentisti juaj dhe kirurgu i implanteve do t’ju japin alternativat e mundshme që ju të keni mundësi të merrni vendim të informuar lidhur me zëvendësimin e dhëmbit.

Alternativat për zëvendësimin e dhëmbëve.

Ju mund të përzgjidhni mes disa alternativave për të zëvendësuar dhëmbët tuaj të munguar – prej zgjidhjeve të përkohshme deri te ato të përhershme.

Implantet

Kandidat i mirë për procedura të tilla është cilido person të cilit i mungojnë një apo më shumë dhëmbë, apo që është i pakënaqur me protezën e dhëmbëve. Mosha nuk është faktor. Megjithatë është vërtetuar se pirja e duhanit, sëmundje si diabeti, dhe terapia me rrezatim e zvogëlojnë shkallën e suksesit të vendosjes së implanteve. Radiografia mund të jetë e nevojshme për të përcaktuar nëse ka nevojë  për teste apo procedura shtesë për vendosjen e implanteve siç duhet.

Ura fikse

Ura fikse është një strukturë e ngjitur tek dhëmbët egzistues të cilët shërbejnë si shtylla për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë.  Dhëmbët shtyllë duhet të dekortikohen në mënyrë që të krijohet hapsira per projektimin e urës. Në varesi të materialit të urës vendoset sa do të jetë trashësia e dekortikimit (gërryerjes)

Flipper (protezë minimale e lëvizshme)

“Flipper” është një dhëmb plastik që përdoret si një zgjidhje ekonomike, e përkohshme dhe e brishtë.

 


Leave a Reply