Traumat në fytyrë

  • 0

Traumat në fytyrë

Tags : 

Kirurgu specialist oro-maksillofacial është krejtësisht i kualifikuar për të trajtuar traumat në fytyrë. Persona të tillë kanë njohuri të shumta në kujdesin emergjent, trajtimit akut, dhe rehabilitimin afatgjatë jo vetëm për arsye fizike por edhe për arsye emocionale. Traumat në fytyrë shkaktojnë probleme të mëdha emocionale dhe fizike për pacientët. Shkenca dhe arti i trajtimit të këtyre lëndimeve kërkon një trajnim të veçantë që përfshin eksperiencë të gjatë në punë, për të kuptuar se si trajtimi do të ndikojë në funksionin dhe paraqitjen afatgjatë të pacientit.

Mjekët tanë janë të kualifikuar dhe trajnuar në mënyrë që të menaxhojne dhe të trajtojnë trauma të fytyrës.
Ato mbulojnë trauma të fytyrës si:

  • Prerje të fytyrës
  • Prerje intra-orale (prerje brenda gojës)
  • Dhëmbë të hequr nga forca e goditjes
  • Kocka të thyera të fytyrës (faqe, hundë, zgavra të syve)
  • Nofulla të thyera (nofulla e sipërme apo e poshtme ose te dyja njekohesisht)

Natyra e traumave maksillo-faciale

Sshkaktarëve të traumave në fytyrë mund të jenë: aksidenti me makinë, rëniet nga lartësia apo rrëzimet aksidentale, traumat sportive, dhuna mes personave si dhe traumat në punë. Llojet e traumave në fytyrë mund te jenë nga traumat e dhëmbëve, deri te ato shumë të rënda të lëkurës dhe kockave të fytyrës. Zakonisht traumat e fytyrës klasifikohen si:

  1. Trauma të indeve të buta (lëkura dhe mukoza)
  2. Trauma të kockave (thyerje)
  3. Trauma të zonave të veçanta (sytë, nervat e fytyrës, apo gjëndra e pështymës)

Traumat e indeve të buta të regjionit maksillo-facial

Traumat e indeve të buta si prerjet e fytyrës riparohen përmes qepjeve. Përvec trajtimit për një rezultat sa më të mirë kozmetik, bëhet kujdes që të inspektohen dhe trajtohen traumat e strukturave të si: nervave të fytyrës, gjëndrave të pështymës apo kanaleve të pështymës.

Traumat e kockave të regjionit maksillo-facial

Thyerjet e kockave në fytyrë trajtohen në mënyrë të ngjashme me thyerjet në pjesë të tjera të trupit. Forma specifike e trajtimit vendoset nga faktorë të ndryshëm që përfshijnë: pozicionin e thyerjes, shkallën e thyerjes, moshën dhe shëndetin e përgjithshëm të pacientit. Kur thyhet dora ose këmba vendoset në gips(allci) për ta stabilizuar kockën në mënyrë që të shërohet mirë. Meqë kjo nuk mund të bëhet në fytyrë, ka metoda të tjera të zhvilluara për stabilizimin e thyerjeve në fytyrë.

Një nga këto alternativa është lidhja me tel e nofullave së bashku, për disa thyerje në nofullën e sipërme apo të poshtme. Disa lloje të thyerjeve të nofullës trajtohen më së miri me vendosjen e disa pllakave të vogla dhe bulonave në pjesën ku ka ndodhur thyerja. Kjo teknikë e trajtimit mundëson shërimin dhe eliminon nevojën për ti lidhur nofullat së bashku me tel. Kjo teknikë quhet “fiksimi i ngurtë” i thyerjes. Zbulimi relativisht i ri i fiksimit të ngurtë e ka përmirësuar rrënjësisht periudhën e rekuperimit për shumë pacientë, duke i lejuar ti kthehen jetës normale më shpejt.

Trajtimi i frakturave në fytyrë duhet të bëhet në mënyrë të detajuar dhe të parashikueshme. Me shumë rëndësi është që pamja e fytyrës së pacientit të ndryshohet sa më pak që të jetë e mundur. Tentohet që të pozicionohen neë vendin e duhur  kockat e fytyrës me sa më pak prerje. Prerjet që duhen bërë janë të dizenjuara që të jenë të vogla dhe të vendosura kudo që është e mundur ne mënyrë që shenjat të mos vërehen.

Traumat e dhëmbëve dhe strukturave të tjera dentare

Traumat e izoluara vetëm në dhëmbë janë mjaft të shpeshta dhe kërkojnë ekspertizën e specialistëve të ndryshëm dentar. Kirurgët oral zakonisht janë të përfshirë në trajtimin e thyerjeve në kockën mbështetëse, apo në rivendosjen e dhëmbëve që janë zhvendosur apo hequr. Këto lloje traumash trajtohen duke i lidhur me tel apo duke i ngjitur dhëmbët bashkë. Nëse një dhëmb ju bie, ai duhet të vendoset në ujë fisiologjik ose qumësht. Sa më shpejt që dhëmbi të vihet në vëndin e tij aq më të mëdha janë gjasat që të stabilizohet përsëri. Prandaj pacienti duhet të shkoje tek dentisti apo te kirurgu oral sa më shpejt që të mundet. Asnjëherë mos provoni ta hiqni dhëmbin vetë kur e ndjeni që ai është duke lëvizur, sepse mbetjet e ligamenteve që e mbajnë dhëmbin në nofull janë ende të kapura dhe janë shumë të rëndësishme për stabilizimin e tij. Specialist të tjere mund të nevojiten, si endodontisti që mund ti bëjë mbushje te kanalit. Në rast se dhëmbi i dëmtuar nuk mund të shpëtohet apo riparohet, implantet dentare mund të përdorën si një mënyrë shumë e mirë per ta zëvëndësuar atë.

 


Leave a Reply