Transplanti i kockës

  • 0

Transplanti i kockës

Tags : 

Transplanti i vogel dhe i madh i kockës

Mungesa e dhëmbëve për një kohë të gjatë mund ta dëmtojë kockën e nofullës. Ky demtim i kockës mund të shkaktojë levizjen e dhëmbëve te tjerë si dhe ndryshime ne strukturen e fytyres. Gjithashtu dëmtimet e kockës mund të veshtirësojnë vendosjen e implanteve deri në pamundësi për ti vendosur ato. Fatmirësisht, sot e kemi mundësinë për të shtuar kockë kur të na nevojitet. Kjo jo vetëm që na mundëson të vendosim implante me gjatësi dhe gjerësisë të përshtatshme, por na jep mundësinë të rikthejmë  funksionin dhe estetikën njëkohësisht.

Transplanti i madh i kockës

Transplanti i kockës mund të riparojë vendin me strukturë të papërshtatshme të kockës për shkak të nxjerrjeve të mëparshme të dhëmbëve, sëmundjeve të gingivës apo lëndimeve te tjera. Kocka merret ose nga pjesë të tjera të trupit tuaj si këllku apo tibia (nën gju) ose nëse sasia e nevojshme është e vogvl mund të merret edhe prej nofullës tuaj. Transplantimi i kockës në hapsirën e sinusit bëhet për të zëvendësuar kockën e humbur në nofullën e sipërme në menyrë që të vihet një implant me gjatësi të përshtatshme. Ndonjëherë membrana të veçanta përdorën për të mbrojtur transplantin e kockës dhe të inkurajuar rigjenerimin e saj. Ky quhet rigjenerim i mbikëqyrur i kockës apo rigjenerim i mbikëqyrur i indeve. Transplanti i madh i kockës zakonisht bëhet për të riparuar difekte në nofulla që mund të vijnë nga traumat, operacioni i tumoreve, apo difekte kongjenitale. Difektet e mëdha riparohen duke përdorur kockën e vetë pacientit. Kocka merret nga zona të ndryshme ne varësi të madhësisë që nevojitet. Vendet donatore më të zakonshme janë kafka, këllku dhe tibia. Këto procedura zakonisht zhvillohen në dhomë operative dhe kërkojnë qëndrim në spital pas nderhyrjes.


Leave a Reply