Transplanti i kockës për implante

  • 0

Transplanti i kockës për implante

Tags : 

Pas heqjes së dhëmbit, ngel një hapsirë boshe në kockën e nofullës (alveoli). Nëse muret e kockës që ngel nuk janë shumë të trashë, ato duhet të mbushen me kockë. Megjithatë kur muret a alveolës së dhembit  janë shumë të holla (sikurse në dhëmbët e përparmë të sipërm dhe të poshtëm), shërimit nuk është shumë i parashikueshëm.

Implant kock

Në raste të tilla pasi bëhet heqja e dhëmbit bëhet një transplant i kockës për ta ndihmuar trupin tuaj të mbushë boshllëkun me kockë. Ky hap është i nevojshëm për të mbajtur gjerësinë dhe volumin e kockës që do të nevojitet për vendosjen e implanteve pas disa muajsh. Nëse dhëmbi juaj është hequr shumë vite më parë dhe kreshta kockore është jashtëzakonisht e hollë kocka mund të mos jete e mjaftueshme për vendosjen e implanteve. Në këtë rast një material transplanti mund të vendoset afër kockës së hollë dhe të lihet të shërohet deri në gjashtë muaj. Pasi kocka e transplantuar të bashkangjitet me kockën ekzistuese, vëndi do të rihapet dhe do të vendoset implanti. Transplanti i kockës është zakonisht një procedurë relativisht e rehatshme që kryhet në klinikë. Për transplantin e kockës ekzistojnë materiale të ndryshme, përfshirë edhe kockën tuaj. Juve mund t’ju duhet transplant i kockës edhe në rast se hapsirat e sinusit në nofullën tuaj të sipërme janë shumë të mëdha, apo shumë poshtë sa që vazhdojnë deri në zonën ku duhet të vendosen implantet. Kjo zakonisht ndodh kur dhëmballet e sipërme janë hequr shumë vite më parë dhe sasia e kockës në dispozicion për vendosjen e implantit është e limituar. Atëherë nevojitet një procedurë e quajtur “ngritje sinusi”.

Kjo procedurë kryhet në klinikë me anestezi lokale dhe për pacientët jo bashkëpunues me qetësues endovene apo gaz. Gjatë kësaj procedure membrana që mbështjell sinusin lokalizohet dhe ngrihet lartë. Pastaj shtohet kockë për të rikthyer lartësinë dhe për të siguruar që implantet dentare me gjatësi të duhur mund të vendosen. Kjo procedurë mund të kryhet njëkohësisht me vendosjen e implantit.


Leave a Reply