Ruajtja e kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbit

  • 0

Ruajtja e kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbit

Tags : 

Ruajtja e kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbit

Heqja e dhëmbëve ndonjëherë është e nevojshme për shkak të dhimbjes, infeksionit, humbjes së kockës, apo thyerjes së dhëmbit. Kocka që e mban në vënd dhëmbin (alveola) zakonisht dëmtohet nga sëmundja apo infeksioni, kjo gjë sjell deformim të nofullës pasi dhëmbi hiqet. Kur dhëmbët hiqen kocka edhe indet që e rrethojnë mund të përthithen shumë shpejt, gjë që sjell difekte dhe kolaps të buzëve dhe faqeve.

kocka

Këto difekte të nofullës mund të shkaktojnë probleme të mëdha në kryerjen e ndërhyrjeve stomatologjike rregulluese që përfshinë: implantet dentare, urat apo protezat. Deformimet e nofullës nga heqja e dhëmbëve mund të parandalohen dhe rregullohen përmes një procedure të ruajtjes së kockës pasi hiqen dhëmbët. Kjo procedure mund të përmirësojë shumë buzëqeshjen tuaj dhe të rrisë mundësinë për një implant dentar të suksesshëm.

Ka disa teknika që mund të përdoren për të ruajtur kockën dhe minimizuar humbjen e kockës pas heqjes së dhëmbit.

Me një metodë të zakonshme, dhëmbi hiqet dhe hapësira mbushet me kockë. Pastaj mbulohet me gingivë, membranë artificiale, apo inde që nxisin aftësinë e trupit tuaj për të riparuar indet. Me këtë mënyrë eliminohet tkurrja e gingivës dhe indeve të fytyrës. Kocka e formuar krijon bazën për implantin që do të zëvendësojë dhëmbin. Nëse dentisti ju rekomandon heqjen e dhëmbit, pyeteni nëse duhet të bëni ruajtjen e alveolit së dhëmbit.


Leave a Reply