Rreth transplantit dentar të kockës

  • 0

Rreth transplantit dentar të kockës

Tags : 

Çfarë është transplanti i kockës?

Me kalimin e kohës kocka e nofullës pas heqjes së dhëmbëve përthithet. Si pasojë e kësaj përthithje të kockës bëhet e pamundur vendosja e implanteve dentare. Në situata të tilla pjesa më e madhe e pacientëve nuk janë kandidatë të mirë për vendosjen e implanteve.

Me transplantin e kockës ne kemi mundësinë që ta zëvendësojmë atë në pjesët ku është e dëmtuar, por edhe të stimulojmë rritjen e kockës së re në atë vënd. Kjo na jep mundësinë që të vendosim implante me gjatësinë dhe gjerësinë e duhur por edhe të rikthejmë funksionalitetin dhe pamjen estetike të pacientit.

Llojet e transplantit të kockës

Transplanti autogjen

E njohur edhe si auto-transplant, kjo procedure bëhen me kockë nga vetë trupi i pacientit, por e marrë diku tjetër nga vendi i trasplantimit. Kocka zakonisht merret nga mjekra, nofulla, kocka e poshtme e këmbës, këllku apo kafka. Ky lloj transplanti ka përparësi sepse materiali i transplantuar është pjesë e organizmit tuaj, gjë që nënkupton se ka elemente qelizore të gjalla që e nxisin rritjen e kockës dhe gjithashtu eliminojnë rrezikun që trupi juaj ta refuzojë atë.

Një e keqe e kësaj procedure është se për këtë ndërhyrje nevoitet një procedurë e dytë kirurgjikale për të marrë kockën diku tjetër nga trupin juaj. Kjo procedurë varet edhe nga gjëndja e pacientit, prandaj ka edhe raste që mund të mos rekomandohet.

Transplanti alogjen

E quajtur ndryshe alo-transplanti, është një procedurë ku kocka e vdekur përpunohet duke përdor një metodë të ngrirjes së thatë duke nxjerrë ujin përmes vakumit. Kocka alogjene ndryshe nga ajo autogjene, nuk mund të prodhojnë kockë të re vetëvetiu. Ajo shërben si shtyllë rreth së cilës kocka e mureve kockore që rrethon mund të rritet dhe të mbushë difektin apo hapësirën.

Transplanti ksenogjen

Kjo lloj kocke merret nga kocka e vdekur e një specieje tjetër, zakonisht prej lopës. Kocka përpunohet në temperatura shumë të larta për të reduktuar mundësinë e refuzimit nga trupi juaj por edhe për të eliminuar mundesinë e kontaminimit. Si transplanti alogjen edhe ky transplant shërben si shtyllë rreth së cilës kocka nga zonat afër rritet dhe e mbush hapësirën.

Si transplanti alogjen edhe ai ksenogjen kanë përparësi që nuk kërkojnë një procedurë të dytë për të marrë kockën nga trupi tuaj, si në rastin e transplanteve autogjene. Megjithatë për shkak se këto dy transplante nuk kanë aftësi për të formuar kockë, rigjenerimi i kockës mund të zgjasë më shumë dhe të ketë rezultate më të vështira për tu parashikuar.

Zëvendësuesit e kockës

Per zëvendësimin e kockës ekzistojnë alternativa (si materialet sintetike) që janë të sigurta dhe të vërtetuara, përfshirë:

Matricë kockore e demineralizuar (DBM) / Alo-transplant i demineralizuar, i tharë dhe i ngrirë

Ky produkt është alo-transplant i përpunuar që përmban kolagjen, proteina, dhe elemente për rritjen e kockës. Mund të gjëndet në formë pluhuri, cope apo si xhel që mund të injektohet me shiringë.

Përzierjet e materialeve për transplant

Përzierjet përbëhen nga materiale të ndryshme, që të arrihen përfitimet e një shumëllojshmërie substancash. Disa kombinime mund të përmbajnë: përzierje kolagjen/qeramikë, e cila i ngjan shumë përmbajtjes së kockës natyrale, DBM e kombinuar me qelizat e palcës së kockës ndihmon rritjen e kockës së re, apo një përzierje kolagjen/qeramikë/auto-transplantim.

Proteina morfogjenetike të kockës (BMP)

Proteinat morfogjenetike të kockës (BMP) janë proteina që prodhohen në mënyrë natyrale nga trupi, që nxisin dhe rregullojnë formimin dhe shërimin e kockës.

Materialet sintetike kanë përparësi sepse nuk kërkojnë një procedurë të dytë për të marrë kockë nga diku tjeter, dhe kështu ulin rrezikun dhe dhimbjen. Secila alternativë ka përfitimet dhe rreziqet e veta. Mjekët do të bejnë kontrolle të ndryshme për të vendosur se cili material për transplant i përshtatet më së miri kockës së pacientit.

 


Leave a Reply