Ripozicionimi i nervit alveolar inferior

  • 0

Ripozicionimi i nervit alveolar inferior

Tags : 

Çfarë është ripozicionimi i nervave dentar?

Nervi alveolar inferior që i jep ndjeshmërinë buzës së poshtme dhe mjekrës, në disa raste duhet të lëvizet për të krijuar vënd për vendosjen e implanteve dentare në nofullën e poshtme. Kjo procedurë bëhet vetëm për nofullën e poshtme, kur dhëmbët mungojnë në zonën e dy molarëve të prapmë, apo para-molarëve të dytë. Procedura konsiderohet shumë agresive për shkak se pothuajse gjithmonë pasohet me mpirje të buzës së poshtme dhe zonës së nofullës pas operacionit, ndjesi që largohet shumë ngadalë ose mund të jetë e përhershme. Zakonisht preferohen procedura të tjera më pak agresive.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale hiqet pjesën e jashtme e kockës së nofullës së poshtme për të ekspozuar nervin dhe kanalin, pastaj e izolojmë nervin dhe enët e gjakut në kanal duke i spostuar më anash. Me pas vendosim implantin duke e shmangur grupin e nervave dhe enëve të gjakut. Pastaj nervi dhe enët e gjakut vendosen mbrapa mbi implante. Zona mbulohet me material transplanti kockor sipas zgjedhjes së kirurgut dhe  mbyllet.

Këto procedura mund të bëhen të ndara apo bashkë, sipas gjëndjes së pacientit. Ka disa zona në të cilat mund të merret materiali për transplant. Në regjionin maksilofacial ai mund të merret nga brënda gojës, në zonën e mjekrës, regjionin e molarit të tretë, apo në nofullën e sipërme pas dhëmbit të fundit. Në disa raste kocka mund të merret nga këllku, tibia apo gjuri. Kur përdoret kocka e pacientit për riparime dhe shtesa, zakonisht ka rezultate më të mira.

Në shumë raste mund të përdorim materiale për alo-transplantim për implante dentare. Është shumë efektive dhe e sigurte. Përdoren edhe materiale sintetikë për të stimuluar formimin e kockës. Ne përdorim edhe faktorë nga gjaku juaj për të shpejtuar dhe promovuar formimin e kockës në zonën e transplantit.

Këto operacione bëhen në salla kirurgjike, nën qetësues intravenoz apo anestezi të përgjithshme. Pas largimit nga spitali, rekomandohet pushimi në shtrat për një ditë si dhe aktivitet i limituar fizik për një javë.


Leave a Reply