Rimodelimi i kockës para vendosjes së protezës

  • 0

Rimodelimi i kockës para vendosjes së protezës

Tags : 

Përgatitja e gojës për vendosjen e protezës njihet si operacioni para vendosjes së protezës. 

Disa pacientë kanë nevojë për procedura të vogla kirurgjike para se të vendosin proteza të pjesshme apo të plota në mënyrë që të sigurohet niveli maksimal i qëndrueshmërisë së protezës. Meqë proteza rri mbi strukturën kockore, është e rëndësishme që kocka të jetë e formës dhe madhësisë së duhur. Nëse duhet të hiqet ndonjë dhëmbë, kocka që ngelet nën të mund të jetë e mprehtë dhe jo e rrafshët. Për përshtatje sa më të mirë të protezës, mund të jetë e nevojshme që kocka të lëmohet apo rimodelohet.

Një apo më shumë nga procedurat e mëposhtme mund të jetë e nevojshme për ta përgatitur gojën për protezë:

  • Lëmim të kockës dhe rimodelim
  • Heqje e kockës së tepërt
  • Reduktim të boshtit kockor
  • Prerjen e indeve shtesë të gingivës
  • Ekspozimin e dhëmbëve të impaktuar

Gjithsesi nevojat tuaja do të shqyrtohen gjatë vizites me stomatologun


Leave a Reply