Rimodelimi i indeve pas heqjes së dhëmbit

  • 0

Rimodelimi i indeve pas heqjes së dhëmbit

Tags : 

Është një procedurë e zakonshme detare që bëhet pas heqjes së dhëmbit. Kjo procedurë ndihmon në rikrijimin e kontureve natyrale të gingivës dhe nofullës që mund të jenë dëmtuar si rezultat i heqjes së dhëmbit apo nga infeksionet, kariesi etj.

Kur hiqet dhëmbi ngelet një boshllëk në kockën e nofullës në të cilën më parë qëndronte rrënja. Zakonisht kjo hapësirë shërohet vetë duke u mbushur me kockë dhe inde. Ndonjëherë kur hiqet dhëmbi hapësira rrethuese dëmtohet dhe nuk mund të shërohet vetëvetiu.

Rindërtimi i kësaj hapësire nuk është gjithmonë i nevojshëm në aspektin mjekësor, por mund të jetë i nevojshëm për vendosjen e implanteve dentare apo për shkaqe estetike. Implantet dentare kërkojnë kockë që të mbështesin strukturën e tyre, dhe përmirësimi i kontureve mund të ndihmojë në rindërtimin e kockës për të vendosur implantet.

Si bëhet kjo procedurë?

Kjo procedurë bëhet duke vendosur material transplanti për kockën në vendin e lënë bosh nga dhëmbi i hequr dhe mund të mbulohet më pas me membranë  ose gingivë. Zakonisht bëhet menjëherë pas heqjes së dhëmbit, për të mos pasur nevojë për një ndërhyrje të dytë. Më pas indet e gingivës vendosen mbi kockën e transplantuar dhe sigurohet përmes qepjes. Pas shërimit të plagës, vendi mund të bëhet gati për vendosjen e implanteve.

Kjo procedurë bëhet me anestezi lokale. Disa pacientëve mund t’ju nevojiten medikamente anti-inflamatore.

 


Leave a Reply