Rëndësia e dhëmbëve për shëndetin e kockës së nofullës

  • 0

Rëndësia e dhëmbëve për shëndetin e kockës së nofullës

Tags : 

Sa të rëndësishëm janë dhëmbët për një shëndet te mirë të kockës së nofullës?

Kur mungojnë një apo më shumë dhëmbë, krijohet mundesia që në hapësirën e krijuar nga dhëmbi i humbur të dëmtohet kocka e nofullës. Ky dëmtim mund të japë probleme të tjera shtesë në pamjen dhe shëndetin e pacientit: dhimbje të forta, probleme me dhëmbët e mbetur, ndryshime në pamjen e fytyrës, dhe ndonjëherë edhe vështirësi për të folur apo për tu ushqyer normalisht.

Meqënëse muskujt mirëmbahen përmes ushtrimeve atehere edhe indet e kockave mirëmbahen përmes përdorimit. Dhëmbët natyral që janë të ngjitur në kockën e nofullës e stimulojnë kockën përmes aktiviteteve si përtypja apo kafshimi. Kur dhëmbët jane hequr ose humbur pjesa e kockës së nofullës që i mban dhëmbët në gojë nuk e merr më stimulimin e duhur dhe fillon të përthithet. Meqë trupi nuk e rigjeneron kockën e nofullës, ajo përkeqësohet.

Pasoja të mundshme pas humbjes së dhëmbëve dhe dëmtimit të kockës së nofullës

•Probleme me dhëmbët e mbetur

• Ndryshime në pamjen e fytyrës

• Mbështetje e limituar për buzët

• Rrudhje të lëkurës rreth gojës

• Dhimbje të nofullës, fytyrës dhe kokës

• Vështirësi në të folur dhe komunikim

• Vështirësi në të ushqyer si rezultat i pamundësisë për të përtypur siç duhet dhe pa dhimbje

• Zmadhimi e sinuseve që mund të rrisin vështirësitë per zevendesimin e dhëmbëve me implante

 


Leave a Reply