Proteza me shufër metali mbi implante

  • 0

Proteza me shufër metali mbi implante

Tags : 

Proteza e vendosur me shufër (barrë) është një metodë bashkëkohore e restaurimit të dhëmbëve që ka revolucionarizuar mënyrën se si kirurgët dhe dentistët mendojnë rreth zëvendësimit të një kompleti dhëmbësh.

proteza

Protezat dentare standarde janë proteza të pasigurta dhe me kufizime të shumta. Në shumicën e rasteve protezat janë të dhimbshme, të papërshtatshme dhe jo të qëndrueshme. Proteza të tilla mund të vështirësojnë përtypjen e ushqimit dhe të të detyrojnë të mos konsumosh ushqimet që dikur i ke pëlqyer. Stomatologjia moderne mund të ndihmojë përmes protezave të vendosura me shufër të mbështetura nga implantet. Koncepti i protezës së vendosur me shufër zëvendëson dhëmbët që ju mungojnë me një urë të plotë dentare që mbështetet nga vetëm katër implante dentare. Meqë ka nevojë për më pak implante, koha e trajtimit dhe kostot e përgjithshme zvogëlohen. Kjo alternativë gjithashtu siguron stabilitet më të madh në kockë, duke e zvogëluar nevojën për operacion të transplantit të kockës për të rritur volumin kockor. Shpesh herë një protezë e përkohshme mund të vendoset ditën e operacionit. Dhëmbët e përkohshëm ju lejojnë që të jetoni një jetë normale menjëherë pas operacionit. Pas një periudhe të shkurtër shërimi, dentisti juaj do të vendosë protezën përfundimtare. Kualiteti i jetës suaj përmirësohet dhe ju mund të filloni të shijoni ushqimet tuaja të pëlqyera me vetëbesim.

Proteza e vendosur me shufër ju ofron shumë përparësi

  • Një zgjidhje me kosto efektive. Për të zëvendësuar dhëmbët tuaj të ri ju duhen vetëm 4 implante për secilën nofull. Me më pak implante të nevojshme, çmimi bie.
  • Mundësi e zvogëluar për transplant të kockës.
  • Kohë më e shpejtë e trajtimit dhe shërimit. Proteza mund ti bashkangjitet implanteve tuaja menjëherë pas vendosjes së implanteve. Nga studimet për rreth 1 dekadë, proteza e vendosur me shufër mbështetëse ka dhënë rezultate shumë të mira klinike dhe kjo është shkencërisht e vërtetuar dhe e dokumentuar.

 


Leave a Reply