Përmbledhje e Implanteve dentare

  • 0

Përmbledhje e Implanteve dentare

Tags : 

Procedura kirurgjike

Procedura për vendosjen e implantit zgjat 30 deri në 60 minuta për një implant dhe vetëm 2 deri në 3 orë për disa implante. Numri i takimeve dhe kohës që nevojitet ndryshon nga pacienti në pacient. Kirurgu do ta ketë vëmendjen dhe preçizionin për detajet e rastit tuaj.Para operacionit mund të merret antibiotik. Ndërhyrja bëhet me anestezi lokale, megjithatë nëse pacienti ka fobi ose nuk është bashkëpunues mund të përdoren qetësues intravenozë ose protoksid azotik (gazi që të bën të qeshësh). Këto alternativa do të diskutohen me ju në takimet konsultuese. Pas anestezisë kirurgu do të bëjë një prerje të vogël të gingivës për të zbuluar kockën, dhe do të krijojë hapësirën duke përdorur instrumente speciale, për të  vendosur implantin e titanit. Koka e implantit zakonisht shihet përmes gingivës. Ndonjëherë është më mirë që në fazat e hershme të shërimit të mbulohet implanti nga gingiva.

Faza e shërimit

Gjatësia e periudhës së shërimit ndryshon nga personi në person, varësisht nga kualiteti dhe sasia e kockës. Në disa raste implanteve mund tu vihet kurora menjëherë pas kirurgjisë. Kirurgu do tju këshillojë për kujdesin pasues dhe kohën. Pas fazës fillestare të shërimit kirurgu zbulon përsëri kokën e implantit dhe vendos një kapak shërimi gjatë një seance të shkurtër. Kjo lejon që indet e gingivës të rriten dhe të formojnë konturet perreth implantit.Se sa gjatë i duhet gojës suaj për tu shëruar varet nga një shumllojshmëri faktorësh. Zakonisht nevojiten kontrolle (nga një deri në katër takime) për tu siguruar që goja juaj po shërohet mirë dhe për të vendosur se kur jeni gati për fazën restauruese të trajtimit.Mund të jetë e nevojshme që të bëhet një transplant i indeve të buta për të përfituar gingivë më të fortë dhe me pamje natyrale rreth zonës së implantit. Në shumicën e rasteve kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e rehatshme.

 


Leave a Reply