Parodontologjia

  • 0

Parodontologjia

Tags : 

Parodontologjia eshte dega e stomatologjise qe merret me shëndetin e strukturave mbajtëse të dhëmbit të vendosura përqark tij duke e mbajtur të fiksuar në kockën e nofullës.

Parodontoza e quajtur ndryshe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve ose sëmundja parodontale fillon me rritjen e ngarkesës bakteriale të gojës dhe mund të perfundojë  me humbjen e dhëmbëve nëse nuk mjekohet si duhet.

paradontologjia

Faktori kryesor shkaktar për zhvillimin e sëmundjes parodontale është pllaka dentare (depozitim i butë në sipërfaqen e dhëmbit i përbërë nga kolonitë bakteriale, enzimat dhe toksinat e tyre) e cila dëmton indet mbështetëse të dhëmbëve. Po ashtu ndikon edhe predispozita gjenetike, sëmundjet sistemike si diabeti, anemia, pirja e duhanit.

Faktorët lokal që kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes periodontale janë: gurzat dhe konkrementet, mbushjet dhe punimet e papërshtatshme protetike, kontakte traumatike, kariesi.

Sëmundja parodontale shfaqet me shenjat dhe simptomat e mëposhtme:

  • gjakderdhje dhe inflamacion të mishrave,
  • prani të gurzave dhe konkrementeve,
  • erë të pakëndëshme,
  • prani të xhepave parodontal,
  • recesion gingivar (largimi i gingives deri në zbulim të rrënjës së dhembit)
  • lëvizje të dhëmbëve deri ne humbjen e tyre.

Parodontopatia është zakonisht proçes i ngadalshëm me periudhat e përkeqësimit dhe përmirësimit, edhe pse ajo mund të jetë e shpejtë dhe të çojë në humbjen e dhëmbit në një periudhë të shkurtër kohe. Lokalizimi mund të jetë i kufizuar në disa dhëmbë ose të gjithë dhëmbët.Trajtimi i sëmundjes parodontale është komplekse dhe merr kohë. Suksesi i trajtimit varet nga motivimi i pacientit dhe gatishmëria e tijë për të bashkëpunuar. Një parakusht për trajtim të suksesshëm është vendosja e higjienës së duhur të gojës, dhe kjo nganjëherë do të thotë mënyrë drastike, duke ndryshuar zakonet higjienike të pacientit (teknika e pastrimit te dhëmbëve, përdorimin të peut interdental dhe shpërlarësve të gojës.

Nje higjenë orale e mirë është e rëndësishme, sepse ajo eliminon shkaktarin e sëmudjes parodontale që janë bakteret dhe enzimat e prodhuara prej tyre. Pa higjienën e duhur orale nuk ka trajtim të suksesshëm të parodontopatise.

Plani i trajtimit varet nga shkalla e përparimit të parodontopatisë. Këto janë masat që duhet të merren:

  1. Trajtimi i komplikacioneve
  2. Heqja e depozitimeve të buta dhe të forta
  3. Ritrajtimi i mbushjeve të papërshtatshme dhe punimeve të papërshtatshme protetike
  4. Trajtimi i xhepave parodontal
  5. Rregullimi i kafshimit
  6. Përdorimi i antibiotikëve (lokal dhe të përgjithshëm)
  7. Trajtimi me lazer.
  8. Ndërhyrje kirurgjikale.

Kirurgjia parodontale

Ështe një lloj ndërhyrje kirurgjikale që lejon ndarjen e mishrave nga dhëmbët dhe strukturat kockore të nofullës në mënyre që kirurgu ose parodontologu të shohë ne mënyrë direkte përhapjen e semundjes parodontale duke i lejuar që të pastrojë dhe të trajtojë më së miri parodontozën. Fillimisht përdoret metoda e kyretimit dhe lëmimit të rrënjëve. Nëse kjo është  e pamjaftueshme atëherë vazhdohet me kirurgjinë parodontale.

Në klinikën tonë bëjmë trajtimin e sëmundjes parodontale me metodat tradicionale dhe me metodat më të reja të sipërmendura. Po ashtu ofrojme trajtime me lazer për trajtimin e parodontopative.

 

 


Leave a Reply