Kosto e implanteve dentare

  • 0

Kosto e implanteve dentare

Tags : 

Implantet dentare ekzistojnë me dekada. Megjithatë, për shumicën e pacientëve ato janë ende një koncept relativisht i ri. Kur të konsideroni koston e implanteve dentare dhe ti krahasoni ofertat, duhet të keni parasysh disa pika kryesore.

Jetëgjatësia

Kur të krahasoni koston e implanteve dentare me koston e metodave të tjera të zëvendësimit të dhëmbëve, si protezat apo urat, është me rëndësi të konsideroni jetëgjatësinë e ofruar nga implantet dentare, gjë që nuk ofrohet gjithmonë nga metodat e tjera tradicionale. Për të bërë një urë porcelani duhet që dhëmbët mbështetës të dekortikohen (gërryen) ndërsa për të bërë një implant nuk nevojitet sakrifikimi i dhëmbëve pranë. Gjithashtu ana tjetër pozitive është që me implant çdo dhëmb qëndron i vetëm duke ju lehtësuar mbajtjen e një higjene më të mirë me furcë apo me fije interdentare. Kjo i rrit jetegjatesine implanti si dhe dhembeve prane tij

Shëndeti i kockës së nofullës

Me kalimin e kohës, kur dhëmbët mungojnë kocka e nofullës përkeqësohet. Megjithëse proteza apo ura duket se po e kryen funksionin përtypës të dhëmbëve, nën sipërfaqe kocka e nofullës përthithet dhe kjo çon deri në dëmtim të strukturave qe mbështeten mbi këtë kockë. Kjo mund të sjellë prishje të formës së buëqeshjes, gjë që sjell kosto shtesë për intervenime kozmetike më vonë.

Kualiteti i jetës

Implantet dentare mund të shikohen si investime afatgjata për kualitetit e jetës. Implantet janë gjëja më e afërt me dhëmbët natyral. Ato lehtësojnë të ushqyerit me një dietë të balancuar dhe të shëndetshme. Zëvendësimi i dhëmbëve që ju mungojnë gjithashtu ruan konturet e fytyrës tuaj, dhe kështu ju nuk dukeni i vjetër para kohës.

Krahasimi i ofertave për implante dentare

Ekzistojnë disa hapa (dhe shpesh disa profesionistë) që përfshihen në vendosjen e implanteve dentare. Kur ti krahasoni ofertat është me rëndësi të konsideroni kostot e secilit prej hapave të mëposhtëm:

  • Vizitat dhe testet në klinikë
  • Heqje të dhëmbit dhe të rrënjës
  • Transplant të kockës
  • Vendosje e rrënjës prej titani (implanti dentar)
  • Vendosje e kurorës
  • Radigrafia, para dhe pas operacionit

Leave a Reply