Kirurgjia e nofullave

  • 0

Kirurgjia e nofullave

Tags : 

Kirurgjia e nofullave

Ndërhyrjet kirurgjikale në nofull nevojiten kur nofulla e sipërme dhe e poshtme nuk përputhen siç duhet apo kur dhëmbët nuk zënë vend ashtu siç duhet në nofull. Dhëmbët drejtohen me aparate ortodontike dhe me nderhyrjen kirurgjikale behet ri-pozicionimi i nofullës së pozicionuar keq. Kjo jo vetëm që e përmirëson estetikën e fytyrës por edhe siguron që dhëmbët të përputhen dhe të funksionojnë siç duhet.

Kujt i nevojitet kirurgjia e nofullave?

Personat që mund të përfitojnë nga një operacion i tillë janë ata që kanë kafshim jo të rregullt, apo nofulla të pozicionuara keq. Rritja e nofullave është proces gradual dhe në disa raste nofulla e sipërme dhe e poshtme rriten me shpejtësi të ndryshme. Rezultati mund të shkaktojë një varg problemesh që ndikojnë në përtypje, të folur, shëndetin oral afatgjatë, dhe në estetikën e fytyrës. Traumat e nofullave dhe difektet në lindje të kockës mund të shkaktojnë një nofull të keq pozicionuar. Përmes ortodoncise mund të rregullohen problemet në kafshim atëherë kur janë të përfshirë vetëm dhëmbët. Kirurgjia e nofullave mund të jetë e nevojshme kur nofullat kanë nevojë për ri-pozicionim.

Cilat jane vështirësitë që duhet të vlerësohen:

  • Vështirësitë në përtypje, kafshim, apo përcjellje
  • Probleme në të folur
  • Dhimbje kronike të artikulacionin temporo-mandibular
  • Kafshim i hapur
  • Protrusion i nofullave (nofulla qe nuk mbyllin me njëra-tjetrën në mënyrën e duhur por njëra është e vendosur më përpara)
  • Probleme në frymëmarrje

Secila nga këto simptoma mund të ekzistojë që në lindje, të zhvillohen pas lindjes si rezultat i ndikimit të faktorëve të trashëgimisë apo të ambientit, apo si rezultat i ndonjë traume në fytyrë. Para se të fillojë çfarëdo trajtimi, duhet të bëhet një konsultë për të bërë një ekzaminim të përgjithshëm me radiografi. Gjatë konsultimeve para trajtimit ndjehuni të lirë të pyesni rreth çdo pyetje që keni për trajtimin. Pas informimit të plotë për aspektet e kujdesit tuaj, ju dhe ekipi i dentistëve mund të merrni vendimin bashkarisht.

Teknologjia dhe nderhyrjet kirurgjikale të nofullës

Stomatologët tanë përdorin teknika moderne me kompjuter dhe modele 3-dimensionale për të treguar se si do behet ndërhyrja. Duke përdorur radiografi të detajuar të fytyrës dhe video kompjuterike mund t’ju tregojnë se si do t’ju përmirësohet kafshimi dhe t’ju japin një ide paraprake se si do të dukeni pas operacionit. Kjo ju ndihmon që ta kuptoni procesin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe shkallën e trajtimit të propozuar. Nëse jeni kandidat për kirurgjinë e nofullave, të gjithë mjekët e përfshirë do të punojnë me njëri tjetrin gjatë trajtimit. Ndërhyrja mund ti lëvizi dhëmbët dhe nofullën tuaj në një pozicion të ri me funksional dhe të shëndetshëm dhe për tju dhënë një pamje më të bukur.


Leave a Reply