Implantet dentare

  • 0

Implantet dentare

Tags : 

Çfarë janë implantet dentare?

Dhëmbi natyral përbëhet nga rrënja dhe kurora. Nëse krahasoni dhëmbët natyral dhe dhëmbët zëvendësues të mbështetur mbi implante, do të vëreni se kanë të njëjtat pjesë themelore.

implant

Të dy kanë kurorën – pjesën e bardhë të dhëmbit që shihet e që përdoret për të përtypur ushqimin

Të dy kanë rrënjën – pjesën e padukshme qe ndodhet nën gingivë dhe që është e ngjitur në kockën e nofullës.

Dallimi është se implanti është i përbërë prej titanit, të njëjtit material që përdoret nga kirurgët ortoped për nyjet(artikulacionet) artificiale.

Kur humbisni një dhëmb, e humbisni edhe rrënjën edhe kurorën. Për ta zëvendësuar dhëmbin kirurgu së pari e zëvendëson rrënjën me një implant të vogël dentar, më pas kockës i jepet kohë që të shërohet dhe të rritet përreth implantit. Kocka lidhet me titanin dhe krijon një bazë të fortë për dhëmbin artificial. Një shtyllë mbështetëse (mbajtëse) vendoset në implant dhe një kurorë e re artificiale vendoset mbi mbajtësen. Në shumë raste një këllëf i përkohshëm mund të ngjitet në implant menjëherë pas kirurgjisë implantare. Nëse ju mungojnë të gjithë dhëmbët, ekzistojnë një shumëllojshmëri alternativash për zëvendësimin e dhëmbëve me implante dentare.

 


Leave a Reply