Higjena dhe parandalimi

  • 0

Higjena dhe parandalimi

Tags : 

Pastrimi profesional i dhëmbëve

Pastrimi i dhëmbëve apo profilaksia dentare është një procedurë e cila nënkupton pastrimin profesional të dhëmbëve. Pastrimi i dhëmbëve është një trajtim i rëndësishëm dentar i cili parandalon dhe mban nën kontroll sëmundjet e gojës.

higjena dhe parandalimi

Pse duhet të bëjmë pastrim profesional të dhëmbëve?

Për të pasur mishra të shëndetshëm – Pastrimi profesional përfshin largimin e mbetjeve të buta dhe të forta(gurzave), të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze parodontale nëse nuk trajtohen. Edhe pse pacientët pastrojnë dhëmbët me furçë dhe fije interdentare, është e pamundur të bëjnë një pastrim optimal siç është pastrimi profesional i cili bëhet nga stomatologu apo higjienisti dentar. Prandaj është më se e nevojshme që pastrimi profesional të bëhet çdo gjashtë muaj në menyrë që të parandalohen sëmundjet e gojës si dhe të kemi shëndet oral sa më të mirë.

Për estetikë më të mirë – Pastrimi profesional përfshin edhe polirimin(llustrimin) profesional të dhëmbëve, i cili eliminon pigmentimet nga duhani, çaji, kafeja etj…. Gjithashtu ai mundëson një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme tek pacienti.

Për të shmangur erën e keqe të gojës – Sëmundjet parodontale karakterizohen shpesh herë me aromë të keqe të gojës(halitosis). Aroma e keqe shkaktohet zakonisht nga pllaka dentare apo inflamacionet gingivare si dhe problemet parodontale, por edhe nga kariesi. Largimi i gurzave dhe baktereve përmirëson dukshëm aromën e gojës.

Cfarë përfshin pastrimi profesional i dhëmbëve?

Faza 1. Pastrimi Supragingivar – Përfshin pastrimin e gurzave të cilat krijohen mbi sipërfaqen e gingivës. Ky pastrim bëhet me ndihmën e ultratingujve(ultrazerit) si dhe instrumenteve manuale.

Faza 2. Pastrimi Subgingivar – Përfshin pastrimin e thellë që nënkupton eliminimin e gurzave dhe indeve të inflamuara të cilët krijohen në xhepat parodontal. Ky pastrim është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë.

Faza 3. Kyretimi dhe lëmimi i rrënjëve – Pasi eliminohen gurzat subgingival duhet të behet lemimi i rrënjëve për të pastruar siperfaqen e tyre si dhe për të mundësuar rigjenerimin dhe shërimin e indit periodontal.

Faza 4. Këshilla dhe instruksione – Pas çdo pastrimi profesional pacienti informohet për gjëndjen e tij/saj të shëndetit oral si dhe i jepen këshillat e nevojshme. Njëkohësisht informohet për furçat speciale të cilat i përshtaten në mënyrë që të arrihet një higjenë orale sa më e mire.

Pastrimi profesional rekomandohet që të behet dy herë në vit, kurse tek pacientët me sëmundje të rënda parodontale rekomandohet të bëhet çdo 3-4 muaj. Pastrimi profesional mundëson ndalimin e sëmundjes parodontale dhe frenon agravimin e sajë

Aplikimi i fluorit si masë parandaluese

Semundja e kariesit është shkaku kryesor i humbjes së dhëmbëve. Aplikimi i fluorit konsiderohet të jetë parandalimi më efikas ndaj kariesit dhe ka përmirësuar dukshëm shëndetin oral në mbarë botën në 40 vitet e fundit.

Fluorizimi

Egzistojnë forma të ndryshme të aplikimit të fluorit. Në klinkën tonë përdorim fluorizimin ne formën e xhelit dhe llakut i cili duhet te aplikohet çdo gjashtë muaj. Aplikimi i fluorit është një procedurë e shpejtë dhe e lehtë por me efekt shumë të mirë, posaçerisht për pacientët të cilët kanë karies dhe kanë rrezik me te lartë që të zhvillojnë kariesin.


Leave a Reply