Heqja e dhëmbit

  • 0

Heqja e dhëmbit

Tags : 

Ju dhe mjeku mund të vendosni se duhet ta hiqni dhëmbin për arsye të ndryshme. Disa dhëmbë duhet të hiqen sepse janë shumë të dëmtuar, disa mund të kenë sëmundje parodontale të avancuar, te tjerë janë thyer apo demtuar pa mundesi riparimi. Disa dhëmbë mund të hiqen sepse janë të keq vendosur në gojë apo nuk kanë hapsirën e duhur për të dalë siç ndodh shpesh me dhemballët e impaktuara.Gjithashtu heqjet mund të shërbejne si përgatitje për trajtimin ortodontik kur nuk ka hapsira të mjaftueshme për të drejtuar dhëmbët.

Heqja e një dhëmbi të vetëm mund të shkaktojë probleme, si : probleme me përtypjen, probleme me kyçin e nofullave (ATM), probleme zhvendosjen e dhëmbëve. Keto probleme mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj dentar.

Për ti anashkaluar këto komplikime është e këshillueshme që menjëherë pas heqjes të diskutoni për alterantivat e zëvendësimit të një dhëmbi të vetëm apo të disa dhëmbëve njëherësh.

Procesi i heqjes së dhëmbit

Para heqjes, dentisti duhet ta mpijë(anestetizojë) dhëmbin, kockën e nofullës dhe gingivën në zonën përreth me anestezi lokale.

Gjatë procesit të heqjes është normale të ndjeni presion dhe shtypje. Kjo vjen prej lëvizjes që i shkaktohet dhëmbit në mënyrë që të rritet hapsira për heqjen e tij.

Ju ndjeni presion por jo dhimbje, sepse nervat që e përçojnë dhimbjen janë të mpirë por nervat që përçojnë presionin nuk ndikohen shumë nga anestezia.

Nëse ndjeni dhimbje gjatë procesit duhet ta informoni menjëherë mjekun i cili mund të shtojë dozën e anestetikut apo të ndryshojë metodën e anestezisë.

Ndarja e dhëmbit

Disa dhëmbë në mënyrë që të hiqen më lehtë duhen ndarë. Kjo është procedurë e zakonshme që bëhet kur dhëmbi është shumë i ngjitur me kockën apo kur rrënja është e lakuar dhe hapsira nuk është e mjaftueshme për ta nxjerrë dhëmbin. Mjeku e pret dhëmbin në disa seksione dhe i heq ato një nga një.

Pas heqjes së dhëmbit

Pasi heqjes është e rëndësishme të ndalet rrjedhja e gjakut dhe të fillojë procesi i mpiksjes. Dentisti do ju vendosë një garzë pambuku  që duhet ta mbani të kafshuar për 20 minuta pas takimit. Nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ndërrojeni garzen dhe mbajeni të kafshuar edhe për 30 minuta të tjera. Nëse rrjedhja e gjakut vazhdon të jetë e rëndësishme atëherë është mirë të konsultoheni me mjekun për të marrë këshillen e duhur.

Pas ndodh mpiksja e gjakut (koagulimi) është me rëndësi të mos e ngacmoni zonën me duar, me gjuhë apo me ushqime. Mos e shpërlani gojën me force, mos e prekni me shkopinj, evitoni të pini duhan, evitoni alkoolin edhe bëni kujdes kur të lani dhëmbët afër vendit ku është hequr dhëmbi.

Pas nxjerrjes së dhëmbit ju mund të ndjeni dhimbje dhe përjetoni ënjtje. Një qese me akull do ta mbajë ënjten në minimum. Merri ilaçet kundër dhimbjes ashtu siç ju përshkruhen nga mjeku. Pini shumë lëngje dhe hani ushqim të butë ose te lëngshëm ditën e heqjes së dhëmbit. Mund të hani normalisht sapo të ndiheni rehat.

Është e rëndësishme ti riktheheni rutinës suaj te higjenës pas 24 orëve. Kjo përfshin larjen dhe pastrimin e dhëmbëve të paktën një herë në ditë. Kjo do të shpejtojë shërimin dhe do të ndihmojë ta mbani gojën të freskët dhe të pastër.

Pas disa ditëve ju do të ndjeheni mirë dhe mund ti riktheheni aktiviteteve normale. Nëse keni gjakderdhje të madhe, dhimbje të madhe, ënjte të vazhdueshme për 2-3 ditë, apo ndonjë reagim ndaj ilaçeve kontaktoni mjekun menjëherë.


Leave a Reply