Edentulia dhe zëvendësimi me implante dentare

  • 0

Edentulia dhe zëvendësimi me implante dentare

Tags : 

Edentuli quhet mungesa e plotë ose e pjesshme e dhëmbëve. Zakonisht kur mungojne te gjithe dhëmbët e njërit prej harqeve ato zëvendësohen me protezë të plotë të lëvizshme

Nese mungojnë të gjithë dhëmbët e poshtëm?

Edhe pse shumica e pacientëve nuk e kanë problem të mbajnë protezën e sipërme,  me protezën e poshtme nuk është gjithnjë kështu. Egzistojnë disa alternativa për zëvendësime të mbështetura mbi implantet nëse ju mungojnë të gjithë dhëmbët e poshtëm.

Protezë e vendosur me atashmente sferike mbi implante

Mund të vihen dy implante në nofullën e poshtme dhe një protezë e cila mbahet mbi to. Kjo alternativë e bën protezën e poshtme të jetë më e qëndrueshme gjatë përtypjes sesa po të ishte pa implante. Megjithatë ajo mbetet një protezë e  lëvizshme që do të thotë që pjesëza ushqimi mund të futen nën të, veçanërisht fara dhe mund shkaktojnë pezmatime. Sikurse me të gjithë dhëmbët zëvendësues të levizshmëm do ju duhet të bëni kontrolle herë pas here për rregullim (ribazim) të protezës.

Protezë e vendosur me shufër metalike mbi implante

Një tjetër alternativë është vendosja e katër deri në gjashtë implante, varësisht nga madhësia dhe forma e nofullës suaj. Pas shërimit, implantet lidhen me një shufër metalike. Proteza juaj do të ndërtohet me kapëse mbajtëse të brendshme të cilat kapen me shufrën metalike, duke i dhënë stabilitet protezës. Përparësia e kësaj alternative është stabiliteti shumë më i madh se i alternativës së parë dhe lejon shumë pak lëvizje të protezës. Proteza juaj është gjithsesi e levizshme për pastrim dhe mirëmbajtje të lehtë.

Protezë e vidhosur mbi implante

Një alternativë e tretë përfshin vendosjen e pesë ose më shumë implanteve në nofullën tuaj dhe bashkëngjitjen e një proteze të përhershme. Proteza juaj mbahet në vend nga vida apo kapëse që e sigurojnë atë në pjesët mbështetëse te implantit (abutmentet). Kjo lloj proteze nuk e prek gingivën, gjë që lejon pastrimin nën protezë pa pasur nevojë ta hiqni. Kjo protezë do t’i zëvendësojë të gjithë dhëmbët e poshtëm të munguar dhe nuk hiqet perveç se në vizita mirëmbajtëse. Edhe pse pastrimi nën protezë pa e hequr atë kërkon më shumë kohë dhe shkathtësi, shumë pacientë që nuk dëshirojnë protezë të përhershme e preferojnë këtë alternativë.

Implantet individuale

Alternativa e fundit është ti zëvendësoni të gjithë dhëmbët tuaj një nga një dhe t’ju përngjajnë dhëmbëve tuaj natyral. Kjo alternativë zakonisht kërkon tetë apo më shumë implante. Pjesë mbështetëse të veçanta për secilin nga implantet do të ndërtohen dhe do të vendosen kurora për secilin dhëmb që mungon. Dhëmbët shpesh ngjiten bashkë për të zëvendësuar lartësisë së kockës. Përgjithësisht kjo është alternativa më e kushtueshme për shkak se kërkon numër më të madh të implanteve dhe prodhimin e dhëmbëve individual për zëvendësim. Alternativat për zëvendësim mund të limitohen edhe nga madhësia dhe forma momentale e kockës së nofullës.

Nëse mungojnë të gjithë dhëmbët e sipërm?

Shumë alternativa egzistojnë për zevendësimin edhe për nofullën e sipërme. Megjithatë, për shkak se kocka nuk është po aq i fortë sa ajo e nofullës së poshtme, njerëzve zakonisht ju duhen më shumë implante për të mbështetur dhëmbët e tyre zëvendësues të ri.

Proteza e sipërme e mbajtur me implante

Varësisht nga numri i implanteve që janë të nevojshëm, ka mundësi që të eliminohet nevoja për ta mbuluar tavanin e gojës (qellzën) me protezë të plotë. Kjo alternativë lejon që të shijoni plotësisht ushqimin dhe të keni një ndjenjë më të mirë të temperaturës së ushqimit. Proteza do të duket më natyrale. Ju prapë do të keni një protezë të levizshme, gjë që bën pastrimin e shumë më të lehtë.

Implantet e sipërme individuale

Nëse dëshironi një restaurim të ngjashëm me dhëmbët tuaj natyral dhe rrjedhimisht të palevizshëm, atëherë do t’ju duhet të vendosni tetë deri në dhjetë implante individuale. Pas shërimit, procedura pasohet me vendosjen e mbajtësve dhe kurorave të reja zëvendësuese në mënyrë të ngjashme si shpjeguam më siper.


Leave a Reply