Distraksioni kockor (DO)

  • 0

Distraksioni kockor (DO)

Tags : 

Pyetje të shpeshta rreth distraksionit kockor

Distraksioni kockor (DO) është një metodë relativisht e re e trajtimit për disa deformime dhe difekte të nofullës dhe kafkës. Edhe pse është përdorur për herë të parë në vitin 1903, në vitet 1950 kirurgu ortopedik rus Dr. Gabriel Iliazrov, e perfeksionoi operimin dhe menaxhimin pas operimit të DO për të rregulluar deformimet dhe riparuar difektet në duar dhe këmbë. Puna e tij nuk u vu re deri sa ai e prezantoi para Shoqërisë Mjekësore Perëndimore (Western Medical Society) në vitin 1960.

DO së pari u shfrytëzua për të trajtuar difektet në regjionin e gojës dhe fytyrës në 1990. Që nga atëherë zhvillimet në kirurgji dhe teknologji në fushën e DO ju kanë ofruar kirurgëve oral dhe maksiofacial një metodë të parashikueshme dhe të sigurtë për trajtimin e disa deformimeve.

Çdo të thotë termi distraksion kockor?

E thënë thjeshtë DO, do të thotë lëvizje e ngadaltë ndarëse e dy segmenteve kockorë, që kocka e re të rritet dhe të mbushë hapësirën që i ndan dy segmentet kockorë.

A është operacioni DO më i komplikuar se “operacionet tradicionale” për një procedurë të ngjashme?

Jo. Operacioni për DO kryhet pa pasur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, si dhe në shumicën e rasteve pacienti shkon në shtëpi ditën e operacionit. Procedura është më pak invazive kështu që ka më pak dhimbje dhe ënjtje.

 


Leave a Reply