Dhëmbët e impaktuar- Si trajtohen?

  • 0

Dhëmbët e impaktuar- Si trajtohen?

Tags : 

Dhëmb i impaktuar do të thotë që dhëmbi është “i bllokuar” ne kocken e nofulles dhe nuk mund të dalë e të kryej funksionin e tij. Pacientët shpesh kanë probleme me dhëmbët e pjekurisë që bllokohen. Dhëmbët e impaktuar prapa në nofull mund të zhvillojnë infeksione të dhimbshme perveç shumë problemeve tjera. Meqënëne dhëmbët e pjekurisë  nuk janë shumë të nevojshëm për përtypjen normale ata hiqen nëse shkaktojnë probleme.

Dhëmbi i tretë ose kanini (dhëmbi i qenit) është dhëmbi i dytë më i zakonshëm që bllokohet në nofull. Kanini është shumë i rëndësishëm për kafshimin dhe estetikën njëkohësisht. Ata janë dhëmbët që coptojnë ushqimin dhe ka rrënjën më të gjatë ndër të gjithë dhëmbët e tjerë.Kaninët janë dizenjuar që të jenë dhëmbët e parë që prekin kur mbyllni nofullat dhe drejtojnë edhe dhëmbët tjerë për të kafshuar siç duhet. Ato janë gjithashtu përgjegjës për drejtimin e nofullave në lëvizjet anësore.

Zakonisht kaninët janë dhëmbët e fundit që dalin në sektorin e përparëm. Ata zakonisht dalin rreth moshës 13 vjeçare. Nëse një nga kaninet apo të dy mbeten të bllokuar, atëherë duhet te bëhet ç’është e mundur që të pozicionohen në vendin e duhur. Teknikat që përdorën për të ndihmuar daljen e kaninit, mund të përdorën për cilindo dhëmbë që mund të bllokohet qoftë në nofullën e sipërme, qoftë në atë të poshtmen. 60% e dhëmbëve të qenit (kanineve) bllokohen në anën palatinale (tavanin e gojës) të harkut dentar. Pjesa tjetër bllokohen në nofull në lartësinë e rrënjës së lateralit ose në pjesën e jashtme të harkut dentar.

Identifikimi i hershëm i bllokimit të  kaninit është shume i rëndësishëm për një trajtim të suksesshëm

Sa më i rritur të jetë pacienti aq më shumë reduktohet mundësia që dhëmbi i bblokuar të mos dal natyrshëm edhe nëse hapësira në harkun dentar duket e mjaftueshme. Shoqata Amerikane e Ortodontëve rekomandon që për të gjithë pacientët në moshën 7 vjeçare duhet bërë një radiografi panoramike dhe një ekzaminim dentar për të numëruar dhëmbët dhe për të vlerësuar nëse të gjithë dhëmbët e përhershëm janë prezent apo nëse disa nga ata mungojnë.

Ekzaminimi zakonisht bëhet nga dentisti i përgjithshëm, të cilët ju referojnë te ortodonti nëse identifikohet ndonjë problem. Trajtimi mund të bëhet përmes vendosjes së një aparati ortodontik që krijon hapësirën që të dal dhëmbi i përhershëm aty ku duhet. Në raste me të komplikuara është e nevojshme një konsultë me kirurgun oral i cili në bashkepunim me ortodontistin vendosin trajtimin e duhur. Mund të jetë nevoja për heqjen e dhëmbëve të fëmijërisë që kanë mbetur më gjatë pa rënë apo ndonjë dhëmbi të përhershëm që e bllokon daljen e dhëmbëve shumë të rëndësishëm sic janë kaninët. Shpesh jane dhëmbët shtesë që bllokojnë daljen e ndonjë dhëmbi të përhershëm apo crregullojnë kafshimin. Edhe ne këtë rast mund të jetë nevoja për ndërhyrjen e kirurgut per heqjen e tyre.

Nëse deri në moshën 11-12 vjeçare rruga për të dal dhëmbi pastrohet dhe krijohet hapësira, atëherë ka gjasa të mira që kanini (dhembi i qenit) të dali natyrshëm. Nëse prisni më shume seç duhet dhe kanini zhvillohet shumë nën sipërfaqe (deri në moshën 13-14 vjeçare) atëherë ai do ta ketë te vështirë të dale vetë, edhe nëse i krijohet hapësira. Nëse pacienti është mbi 40 vjeç ka shumë mundësi që dhëmbi të ngjitet me kockën përreth. Në këtë rast dhëmbi nuk do të lëvizë përkundër të gjitha përpjekjeve të ortodontit dhe kirurgut oral. Fatkeqësisht në raste të tilla e vetmja alternativë është të hiqet dhëmbi dhe të konsiderohet ndonjë trajtim alternativ për ta zëvendësuar atë në harkun detar (psh:implant dentar apo një urë fikse).

Ç’ndodh kur kanini (dhembi i qenit) nuk del edhe nëse ka mjaft vend?

Në rastet kur dhëmbi i syrit nuk del në mënyrë spontane, ortodontisti dhe kirurgu oral do të punojnë së bashku për ta ndihmuar daljen e dhëmbit. Çdo rast duhet të vlerësohen në baza individuale, por trajtimi zakonisht do të përfshijë punë nga të dy specialistet. Skenari më i zakonshëm përfshin vendosjen e aparatit ortodontik fiks nga ortodonti për të krijuar hapësirën që dhëmbi i bllokuar të mund vendoset në pozicionin e duhur në harkun dentar. Nëse dhëmbi i fëmijërisë nuk ka rënë ende, zakonisht lihet në vend derisa dhëmbi i përhershëm të jetë gati. Sapo të jetë gati, ortodonti do ta referojë pacientin tek kirurgu oral për ta ekspozuar me kirurgji kaninin e bllokuar edhe me pas ti vërë braketen pë ta terhequr brenda harkut të gojës.

Ndonjëherë kirurgu do ta lërë dhëmbin e bllokuar të pambuluar nga mishi duke e qepur gingivën përmbi dhëmbë, apo duke e hapur një dritare në gingivën që mbulon dhëmbin. Shumicën e rasteve gingiva kthehet në pozicionin origjinal dhe qepet duke lënë në dukje vetëm zinxhirin.

1-14 një lidhëse gome vendoset në zinxhir në mënyrë që të vendoset një forcë tërheqëse në dhëmbin e bllokuar. Ky është një proces i ngadalshëm dhe që bëhet me kujdes. Ai mund të zgjasi deri në një vit. Pasi dhëmbi të ketë dal në vendin e duhur, vlerësohet  gingiva përreth nëse është mjaft e fort dhe e shëndetshme për t’i përballuar përtypjes dhe larjeje të dhëmbëve. Në disa raste, zakonisht në ato raste kur dhëmbit i është dashur të lëviz një distancë të gjatë, mund të ketë nevojë për “ndërhyrje të vogla gingivës” për të shtuar masë të indeve në gingivë rreth dhëmbit në mënyre që të jetë e shëndetshme gjatë funksionit normal. Dentisti juaj apo ortodonti do t’ua shpjegoj procedurën në imtësi çfare duhet ta bëni.

Veprohet në mënyre të ngjashme për çdo lloj dhëmbi të bllokuar në nofull. Nuk është e pazakontë që të dy kaninet të bllokohen njëkohësisht. Në raste të tilla, hapësira në harkun dentar do të përgatitet në të dyja anët në të njëjtën kohë. Kjo bëhet në mënyrë që pacientit t’i duhet të shërohet nga vetëm një operacion. Dhëmbët e përparmë janë më të vegjël dhe kanë nga një rrënjë, kështu që nëse bllokohen është më lehtë të nxirren në sipërfaqe sesa dhëmballët. Dhëmbët e prapmë janë shumë më të mëdhenj dhe kanë disa rrënjë që i bën ata më të vështirë për t’u lëvizur. Manovrat ortodontike që nevojiten për të manipuluar një dhëmballë të bllokuar janë më të komplikuara për shkak të vendndodhjes në pjesën e pasme në harkun detar.

Studime të kohëve të fundit kanë treguar se me një identifikim të hershëm të dhëmbëve të bllokuar (përvec atyre të pjekurisë) trajtimi duhet të niset në një moshë të re.


Leave a Reply