Dhëmbë mbi implante në një seancë

  • 0

Dhëmbë mbi implante në një seancë

Tags : 

Një koncept revolucionar që u jep pacientëve dhëmbë tërësisht funksional me implante dentare përmes një procedure të vetme që zgjat rreth 48 orë. Brenda 48 oreve pacienti do te paraqitet ne klinike 2 – 3 here.
Kjo teknologji është zhvilluar nga Nobel Biocare dhe shfrytëzon bashkëpunimin mes protezistëve dhe kirurgëve oral. Kjo njohuri dhe eksperiencë e bashkuar jo vetëm që ofron siguri më të madhe, por edhe një vendosje më të saktë të implanteve. Për më tepër, fabrikimi i protezës përfundimtare përfundohet para operacionit.  Pacienti përfiton nga kjo sepse ka shqetësime më të vogla post operative, ënjtje dhe mavijosje më të vogël. Pacientët zakonisht mund t’ju rikthehen aktiviteteve normale që të nesërmen (ditën pas vendosjes së implanteve dentarë).

Proçesi fillon kur bëhet skanimi 3 dimensional i nofullës së pacientit. Skanimi 3D mundëson gjenerimin e një modeli 3 dimensional (3D) të kockës së nofullës. Ky model që më pas mund të përdoret më pas për të planifikuar vendosjen e implanteve pa qenë prezent pacienti. Rezultati i kësaj procedure është vendosje më e saktë e implanteve  dhe me më pak kohë për pacientin në karrigen e dentistit.


Leave a Reply