Dhëmballët e pjekurisë

  • 0

Dhëmballët e pjekurisë

Tags : 

Çfarë janë dhëmballët e pjekurisë?

Molarët e tretë zakonisht njihen edhe si dhëmballët e pjekurisë ose tetat. Ata janë zakonisht dhëmbët e fundit që zhvillohen dhe gjenden në fund të gojës, prapa molarëve të dytë. Zhvillimi i tyre fillon zakonisht në fillim të njëzetave, kohë kjo zakonisht e lidhur me pjekurinë e njeriut.

Çfare janë dhëmballët e impaktuara?

Edhe pse shumica e njerzve mund të ketë 32 dhëmbë të përhershëm, shpesh nofullat e tyre janë shumë të vogla për të akomoduar katër dhëmbët e pjekurisë. Kur hapësira e pamjaftueshme nuk i lejon dhëmbët të dalin atëherë ata quhen të impaktuar. Kjo tregon paaftësinë e tyre për të dalë në vendin e duhur për përtypje dhe për ti pastruar.

Llojet e impaktimit

Vizita tek dentisti është e nevojshme për të vlerësuar nëse nevojitet të hiqni dhëmballët e pjekurisë. Bëhet një radiografi (Rx) e veçantë e gojës dhe e nofullave (panoramex- radiografi panoramike) për të vlerësuar nëse dhëmbët e pjekurisë janë të impaktuar, nëse kanë hapësirën e mjaftueshme për të dalë, dhe sa e vështirë mund të jetë heqja e tyre.

  • Impaktimi në indet e buta:

Ndodh atëhere kur dhëmballa e pjekurisë është pjeserisht e dukshme në kavitetin e gojës. Kjo bën që gingiva të formojë një mbulesë ose një xhep sipër dhëmbit duke veshtirësuar kështu higjenën e tij.

  • Impaktimi i pjesshëm ne kockë:

Ka hapësirë të mjaftueshme vetëm për të lejuar dhëmballën e pjekurisë të dalë pjesërisht. Megjithatë, dhëmbi nuk funksionon siç duhet në procesin e përtypjes dhe krijon probleme për higjenën.

  • Impaktimi i plotë në kockë:

Nuk ka aspak hapësirë për daljen e dhëmballës. Ajo mbetet e ngjitur me kockën e nofullës dhe ka nevojë për procedura komplekse kirurgjike për ta hequr.

Dhëmbi i impaktuar i pjekurisë mund të jetë në pozicion të pazakontë dhe të vështirë për t’u hequr. Kjo situatë paraqitet edhe kur forma dhe madhësia e nofullës suaj dhe e strukturave të tjera të fytyrës e bën heqjen e tij më të komplikuar.

 


Leave a Reply