Çrregullimet e Artikulacionit Temporo-Mandibular (ATM)

  • 0

Çrregullimet e Artikulacionit Temporo-Mandibular (ATM)

Tags : 

Çrregullimet e ATM-së janë probleme që lidhen me artikulacionin e nofullave. Nëse keni pasur simptoma si dhimbje apo “kërcitje” të dhëmbëve, do ju vijë mirë të dëgjoni që këto probleme diagnostikohen më lehtë se sa në të kaluarën. Këto simptoma paraqiten kur artikulacioni i nofullës dhe muskujt për përtypje nuk punojnë mirë së bashku.  Disa lloje të problemeve me ATM mund të çojnë deri në gjëndje serioze, kështu që diagnostifikimi i hershëm dhe trajtimi janë të rëndësishëm. Nuk ka një trajtim të vetëm që mund ti zgjidhë tërësisht çrregullimet me ATM, dhe trajtimi merr kohë për të qenë efektiv. Mjekët mund t’ju ndihmojnë të keni një nofull më të shëndetshme.

Probleme me nofullën?

Çrregullimet me ATM zhvillohen për disa arsye. Ka mundësi që ju i shtrëngoni dhe kërcisni dhëmbët, që rezulton në shtrëngim të muskujve të nofullës dhe tensionim të artikulacionit. Ju mund të keni artikulacione të dëmtuara nga ndonjë traum apo sëmundje. Trauma apo artriti mund të dëmtojnë nyjën drejtpërdrejtë, të zgjasin apo të këpusin ligamentet e muskujve. Si rezultat, disku i cili është ind kartilagjenoz (kërs) dhe shërben si “jastëk” i artikulacionit të nofullave, mund të lëvizë nga vëndi. Pa marrë parasysh shkakun, rezultati mund të jetë një kafshim jo i mirë, dhimbje, kërcitje, zhurmë e bezdisshme kur e keni gojën hapur, apo problem në hapjen e gojës.

A keni çrregullim të ATM?

  • A i kërcisni dhe shtrëngoni dhëmbët?
  • A zgjoheni me muskuj të ngurtë dhe me dhimbje rreth nofullave?
  • A keni dhimbje të shpeshta të kokës apo qafës?
  • A ju përkeqësohet dhimbja kur i shtrëngoni dhëmbët?
  • A e përkeqëson dhimbjen dhe shtrëngimin stresi?
  • A del, bllokohet, apo bën zhurmë nofulla kur e hapni gojën?
  • A e keni të vështirë apo me dhimbje të hapni gojën, apo ku hani?
  • A keni pasur probleme me artikulacionet e tjera?
  • A keni dhëmbë që nuk prekin më kur kafshoni?
  • A takohen ndryshe dhëmbët me njëri tjetrin herë pas here?
  • A e keni të vështirë për ti përdorur dhëmbët e përparëm për të kafshuar apo përtypur ushqimin?
  • A i keni dhëmbët e ndjeshëm, të lirë, të thyer apo prishur?

Në sa më shumë pyetje që jeni përgjigjur me PO, aq më shumë rritet mundësia të keni çrregullime të ATM. Ti kuptoni çrregullimet e ATM do t’ju ndihmojë të kuptoni se si trajtohen.

Trajtimi për çrregullimin e ATM

Ka disa alternativa për trajtimin që mund të përdoren për të përmirësuar harmoninë dhe funksionin e nofullës tuaj. Pas vlerësimit që konfirmon këtë diagnozë mjekët vendosin trajtimin e duhur. Trajtimi zakonisht funksionon më së miri kur kombinohet kujdesi për veten me kujdesin profesional. Qëllimi fillestar është të largohen spazmat (kontraktimet) e muskujve dhe dhimbja e kyçeve. Kjo zakonisht arrihet përmes ilaçeve kundër dhimbjes, ilaçeve kundër inflamacioneve, apo relaksuesve të muskujve. Steroidet mund të injektohen drejtpërdrejtë në nyje për të zvogëluar dhimbjen dhe inflamacionin.

Trajtimi mund të jetë efektiv dhe mund të përfshijë:

  • Qetësimi dhe pushimi i nofullës
  • Konsumimi i ushqimeve të buta
  • Vendosja e akullit dhe nxehtësia
  • Të praktikoni qëndrim të mirë (posturë)

Teknika për menaxhimin e stresit apo fizioterapia mund të rekomandohen, si dhe përdorimi i një pajisjeje të përkohshme plastike e njohur si mbrojtëse ose bite. Kjo vendoset mbi dhëmbë dhe i mban dhëmbët ndarë gjatë kështu që i relakson muskujt dhe zvogëlon dhimbjen. Ka pajisje të ndryshme që përdoren për probleme të ndryshme. Mbrojtësja e natës mbron ndaj kërcitjes dhe shtrëngimeve të dhëmbëve gjatë natës. Ajo mbron diskun dhe sipërfaqen e nyjeve. Një pajisje për pozicionim të jashtëm e lëviz nofullën jashtë dhe ndihmon në ripozicionimin e diskut. Mund të mbahet 24 orë për të ndihmuar në shërimin e nofullës. Një pajisje për stabilizim vihet për 24 orë apo vetëm gjatë natës për ta lëvizur nofullën tuaj në pozitën e duhur. Këto pajisje mbrojnë dhëmbët edhe nga degradimi.

Çfarë duhet për përmirësimin e kafshimit?

Nëse çrregullimet me ATM ju shkaktojnë probleme me përshtatjen e dhëmbëve mund të ju nevojitet përmirësimi i kafshimit me ortodonci, me ose pa rikonstruktim të nofullës. Mund tju nevojiten gjithashtu punime protetike komplekse. Në raste shumë të rënda mund t’ju nevojiten ndërhyrje kirurgjike, si antroskopia apo operimi në hapjen e artikulacioneve.


Leave a Reply