Cfare jane Veneer (fasetat) porcelani? A e demtojne ato dhembin?

  • 0

Cfare jane Veneer (fasetat) porcelani? A e demtojne ato dhembin?

Tags : 

Veneer ose fasetat e porcelanit jane shtresa te holla porcelani qe prodhohen ne menyre qe te pershtaten me siperfaqen e jashtme te dhembeve te pare. Ato pershtaten me dhembin ne menyre te ngjashme si thonjte fallco. Material tjeter qe mund te perdoret pervec porcelanit jane materialet e kompozitit.

 

Veneer-i mund te perdoret per te permiresuar pozicionin, formen, ngjyren e dhembeve. Ne menyre qe te zbukurojne buzeqeshjen tuaj apo per te permiresuar ngjyren eshte shume e rendesishme qe bashke me mjekun te zgjidhni me kujdes ngjyren me te pershtatshme te porcelanit. Veneer-i gjithashtu mund te perdoret per te mbuluar dhembet e thyer apo te ciflosur. Veneer-i i porcelanit mbulot teresisht siperfaqen e jashtme te dhembeve, kryesisht te dhembeve te perparem. Gjithashtu ato mund te perdoren per te mbylur hapsirat (diastemat) midis dhembeve ne rastet kur pacienti nuk preferon mbajtjen e aparateve ortodontik. Nese ndonje nga dhembet eshte lehtesisht jashte harkut te gojes atehere me ate te fasetes ai mund te pershtatet me pjesen tjeter te harkut

Veneer-et ose fasetat i bejne dhembet te duken te shendetshem edhe natyral. Meqenese ato ngjiten me siperfaqen e zmaltit me ane te ngjitesve te forte atehere nuk eshte e nevojshme qe dhembet te gerryhen (dekortikohen) shume.

Sa duhen gerryer (dekortikuar) dhembet per te vendosur veneer?

 

Ka dy lloje veneer-esh:
No-prep veneer ose veneer qe nuk kane nevoje per gerryerje te siperfaqes se dhembit. Ato ngjiten direkt ne siperfaqe te dhembit. Zakonisht aplikohen kur midis dhembeve ka hapsira te medha qe duhen mbyllur ose dhembi eshte me brenda se dhembet e tjere.

Prep Veneer. Pjesa e jashtme e zmaltit mund te gerryhet, duke siguruar hapsiren e mjaftueshme per ngjitur ne menyre te perhershme te fasetes me dhembin. Zakoisht gerryhet vetem nje shtrese e holle e zmaltit qe zakonisht ka te njejten trashesi me veneer qe do vendoset ne menyre qe dhembi te ruaje pothuajse te njejten trashesi.

 

Per tu siguruar qe nuk do keni shqetesime apo dhimbje gjate pergatitjes se dhembeve, mjeku do tju beje anestezi lokale. Megjithate ne rastin kur nuk kemi nevoje per gerryeje te dhembeve,anestezia nuk eshte e domosdoshme. Mjeku do te marre masen e dhembeve pa pergatitjes dhe te gjithe informacionin e nevojshem per laborantin i cili do te pergatise fasetat e porcelanit. E rendesishme eshte qe ngjyra te pershtatet me dhembet e tjere qe nuk do te mbulohen me faseta ne menyre qe buzeqeshja te jete harmonike dhe sa me natyrale.

Sa zgjat procesi i vendosjes se fasetave?

Nese behet fjale per gjithe buzeqeshjen atehere duhen se paku dy takime per pergatitjen dhe ngjitjen e fasetave. Gjate takimit te pare behet pergatitja e dhembeve, marrja e ngjyres dhe marrj e mases. Gjate takimit te dyte behet prova e fasetave. Perpara se ato te ngjiten perfundimisht mjeku do tju a tregoje nese ju pelqejne ose jo.Nese jeni i kenaqur me pamjen e re atehere to ngjiten me ngjites special.

Nese ju nevojitet vetem nje apo dy faseta, ne mund ti pergatisim ato brenda te njejtes seace fale sistemit CEREC.

Veneer-et mund te rezistojne per shume vjet. Megjithate ato mund te thyhen apo ciflosen njesoj si do te ndodhte me dhembet tuaj natyral. Mjeku mund tju jape me shume informacione se sa kohe mund te zgjasin fasetat ne rastin tuaj. Nese ka ciflosje te vogla ato mund te riparohen. Nese nuk mund te riparohen ato mund te zevendeson.

Cila eshte alternativa e fasetave te porcelanit?

Per riparime te vogla te siperfaqes se dhembit , mund te perdoret material kompoziti me ngjyren e dhembit. Mbushja mund te jete altrnative e mire nese mund te ngjitet mire me dhembin. Megjithate per kendet e dhembit mbushja nuk eshte alternative shume estetike apo afatgjate. Gjithnje do te jete e dukshme pika e bashkimit te mbushjes me dhembin.

Nese dhembi ka nevoje te perforcohet atehere zgjidhja me e pershtatshme jane kurorat (kellefet) sidomos nese behet fjale per dhembe te devitalizuar, dhembe te thyer shume apo te dobesuar shume si pasoje e mbushjeve masive.


Leave a Reply