Cfare eshte ngritja e sinusit? Si behet kjo procedure?

  • 0

Cfare eshte ngritja e sinusit? Si behet kjo procedure?

Tags : 

Sinuset maksillare ndodhen siper rrenjeve te dhemballeve ne nofullen e siperme.Ato jane hapsira boshe te mbushura me ajer ne brendesi te nofulles se siperme dhe jane te veshura nga nje membrane e holle. Ndodh qe rrenjet e dhemballeve te perfundojne ne brendesi te ketyre hapsirave.Kur lind nevoja per heqjen e ketyre dhemballeve,shpesh eshte vetem nje shtrese e holle kocke qe ndan kavitetin oral nga sinusi.Per te zevendesuar keta dhembe me implante kjo shtrese e holle kocke nuk eshte e mjaftueshme per te mbajtur implantin.

Celesi i suksesit per te pasur implante te sukseshem dhe jetegjate eshte cilesia dhe sasia e kockes se nofulles ku do te vendoset implanti. Nese me kalimin e viteve kocka eshte reduktuar si pasoje e semundjes parodontale apo nga demtime te tjera, dyshemeja e sinusit mun te ngrihet dhe te shtohet kocke artificiale qe do te zvendesohet me pas nga kocka e pcientit. Nje nga procedurat me te zakonshme te shtimit te kockes tek pacientet qe kane mungese te saj ne nofullen e siperme eshte ngritja e sinusit.

Qellimi i kesaj procedure eshte shtimi i kockes ne menyre qe implantet te jene te sigurte ne kocken e re.

Mund te jete e nevojshme qe te beni ngritje te sinusit nese doni te vendosni implante dhe:

– Ju mungojne nje ose disa dhemballe ne pjesen e pasme te nofulles se siperme
– Ju mungon sasia nevojshme e kockes ne pjesen e pasme te nofulles se siperme
– Ju mungojne dhembet si pasoje e semundjeve apo difekteve te lindura
– Ju mungojne te gjithe dhembet e nofulles se siperme dhe ju nevojitet mbeshtetje per te vendosur ure mbi implante.

Si behet kjo procedure?

Nje prerje e vogel behet ne zonen e rrenjeve te dhemballeve duke ekspozur kocken e nofulles.Me pas behet nje dritare e vogel ne kocke deri sa te ekspozohet membrana e holle qe vesh sinusin. Kjo membrane do te shkolitet dhe do spostohet me siper.

Kocka artificiale perdoret per te mbushur hapsiren qe u lirua. Mund te perdoret edhe kocke autologe (kocke e marre nga pacienti) por me shpesh perdoret kocka artificiale. Pasi behet shtimi i kockes , mbyllet prerja e bere me ane te suturave dhe fillon procesi i sherimit.
Pasi disa muajsh sherimi eshte i plote dhe kocka artificiale qe u vendos zevendesohet nga kocka e pacientit. Tani kocka eshte e pershtatshme per tu vendosur implantet.

Por nese ka mjaftueshem kocke ndermjet kreshtes kockore dhe dyshemese se sinusit e cila mund te stabilizoje implantin atehere ato mund te vendosen edhe ne te njejten seance me ngritjen e sinusit. Nese lartesia e kockes eshte e pamjaftuedhme atehere ato do te behen ne dy procedura te vecanta. Fillimisht do te behet shtimi i kockes e cila duhet te maturohet. Pasi kocka te jete gati mund te vendosen implantet. Shtimi i kockes ka lejuar qe shume paciente qe me pare ishin te detyruar te mbanin proteza te levizshme, te kene mundesi te kene dhembe fiks.

Zakonisht procedura e ngritjes se sinusit behet me anestezi lokale. Megjithate per paciente qe kane fobi nga dentisti mund te jete e nevojshme edhe sedacion oral ose intravenoz.


Leave a Reply