Çfarë është ngritja e sinusit?

  • 0

Çfarë është ngritja e sinusit?

Tags : 

Sinuset maksilare janë hapsira të mbushura me ajër në kockën e nofullës së sipërme, të veshura me një membranë të veçantë. Disa nga rrënjët e dhëmbëve të sipërm shkojnë deri në afërsi të tyre. Kur hiqen dhemballët e sipërme, zakonisht mbetet vetëm një shtresë e hollë e kockës që  ndan hasirën e sinusit nga hapsira e gojës. Meqë implanteve dentare ju duhet kockë për ti mbajtur në vend, ateherë është e pamundur të vendosen në këtë shtresë të hollë kocke.

ngritje sinusi

Çelësi i jetëgjatësisë së implanteve dentare  është kualiteti i tyre dhe sasia e kockës së nofullës ku vendosen. Në rast se kemi mangësi të kockës, membrana e sinusit mund të ngrihet me një nderhyrje kirurgjikale dhe të lejojë formimin e kockës së re. Ngritja e sinuseve është një nga procedurat më të shpeshta të transplantit të kockës për pacientët me mungesë të kockës në nofullën e sipërme. Kjo procedurë është e nevojshme për të rritur sasinë dhe cilësinë e kockës që lejon vendosjen e implanteve dentare.

A jeni ju kandidat për ngritjen e sinuseve?

Ngritja e sinuseve mund të jetë e nevojshme nëse:

  • ju mungon më shumë se një dhëmbë në fund të nofullës së sipërme
  • ju mungon sasi e konsiderueshme e kockës në fund të nofullës së sipërme
  • ju mungojnë dhëmbë për shkak të ndonjë defekti apo gjendjeje shëndetësore në lindje
  • ju mungojnë shumica e dhëmbëve të nofullës së sipërme dhe ju duhet mbështetje për implante dentare

Si kryhet kjo procedurë?

Zakonisht një prerje e vogël bëhet në regjionin molar ose para-molar për të vënë në pah kockën e nofullës. Një hapje e vogël bëhet në kockë, dhe membrana që e mbështjell sinusin shtyhet lart. Hapësira nën të pastaj mbushet me material transplanti, tuajin apo të ndonjë burimi tjetër. Ndonjëherë përdoren materiale sintetike që ndihmojnë formimin e kockës. Pas vendosjes së kockës, mukoza qepet dhe fillon procesi i shërimit. Pas disa muajsh shërimi, kocka bëhet pjesë e nofullës së pacientit dhe implantet dentare mund të vendosen dhe stabilizohen në kockën e re të formuar të sinusit.

Nëse trashësia e kockës midis membranës së sinusit dhe fundit të nofullës është e mjaftueshme për të stabilizuar implantet, atehere implanti dhe ngritja e sinuseve bëhet me një procedurë të vetme.

Kjo procedurë zakonisht kryhet në klinike dentare me anestezi lokale. Disa pacientë mund të kërkojnë edhe medikamente qetësuese të marra në mënyrë orale ose intravenoze.

 


Leave a Reply