Apnea gjatë gjumit

  • 0

Apnea gjatë gjumit

Tags : 

Apnea gjatë gjumit do të thotë që gjatë natës ju reduktohet disa herë furnizimi me oksigjen si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes duke ju prishur kështu rehatinë.
Njerzit me Apne gjatë gjumit (obstructive sleep apnea – OSA) bejnë gjumë të parehatshëm dhe me ndërprerje sepse kanë nivele të ulëta të oksigjenit në gjak. Kur keni OSA gjuha bie mbrapa në fyt, kjo bllokon kanalet e sipërme të ajrit dhe ndalon qarkullimin e ajrit. Kur niveli i oksigjenit në tru reduktohet mjaftueshem, personi në gjumë zgjohet pjesërisht, gjuha kalon perpara duke hequr pengesen në fyt dhe rifillon perseri qarkullimi i ajrit.

Disa persona kanë pengesa më pak të rënda të quajtura Sindromi i Rezistencës në Rrugët e sipërme ajrore (UARS). Edhe në këtë rast personi përjeton simptoma të ngjashme.

Hapi i parë i trajtimit është dallimi i simptomave. Kirurgu oral dhe maksillo-facial ofron konsulta dhe alternativa për trajtimin.

Përveç historisë së detajuar, mjeku vlerëson edhe marrëdhëniet anatomike në regjionin maksillo-facial. Përmes radiografisë së kafkës mjeku mund ta gjej nivelin e pengesës. Ndonjëherë bëhet një ekzaminim i hundës dhe fytit me kamera me fibra optike. Studimi i gjumit mund të rekomandohet për të monitoruar një person gjatë tërë natës për të konfirmuar sa është komprometuar sistemi kardiovaskular dhe sa ka rënë niveli i oksigjenimit.

Trajtimi për Apnenë gjatë gjumit

Ka disa alternativa për trajtimin e apnesë gjatë gjumit:

  • Trajtimi fillestar mund të jetë dhënia e oksigjenit nën shtypje përmes një maske gjatë natës.
  • Nderhyrje kurirgjikale si: UPPP (uvulo-palato-pharyngo-plasty) që do të thotë ndërhyrje plastike në pjesën e pasme të qellzës së butë dhe fytit ose LAUPP (UPPP e asistuar me lazer).
  • Radio frekuencat mund të përdoren për të shtrënguar qiellzën e butë. Këto procedura bëhen në klinikë nën qetësim të lehtë intravenoz.
  • Në raste më komplekse nofulla e sipërme dhe e poshtme mund të ri-pozicionohen për të rritur madhësinë e rrugeve të qarkullimit të ajrit. Kjo procedurë bëhet në spital nën anestezi të përgjithshme dhe kërkon një ose dy ditë shtrim në spital.

OSA është një gjendje shumë serioze që kërkon vëmendje dhe trajtim të kujdesshëm. Shumica e kompanive të sigurimit e mbulojnë diagnostikimin dhe trajtimin e saj.


Leave a Reply