Anomalitë e zhvillimit të buzës dhe qellzës

  • 0

Anomalitë e zhvillimit të buzës dhe qellzës

Tags : 

Gjatë shtatzënisë pjesë të ndryshme të fytyrës së fëmijës zhvillohen individualisht dhe pastaj bashkohen bashkë, përfshirë edhe anën e majtë dhe të djathtë të qiellzës dhe buzëve. Megjithatë, nëse këto nuk ngjiten siç duhet atëherë krijohet një çarje e quajtur skizë Labio-palatinale. Nëse ndarja ndodh në buzën e sipërme, atëherë thuhet se fëmija e ka një skizë labiale.

Skiza Labiale (çarja e buzes)

Formimi normal i buzës tek foshnja nuk është i rëndësishëm vetëm për pamjen e jashtme por edhe për thithje e qumshtit nga gjiiri i nënës dhe për të krijuar disa tinguj gjatë të folurit. E çara në buzë është një gjendje shëndetësore në të cilën egziston një hapje në buzën e sipërme midis gojës dhe hundës. Duket sikur buza e sipërme të jetë e ndarë në dy pjesë. Anomalia mund varjojë nga një prerje e vogël në pjesën me ngjyrë të buzës deri te ndarja e plotë në njërën apo të dy anët e buzës deri te hunda. Çarja në njërën anë quhet uni-laterale, ajo në të dy anët quhet bilaterale. Një defekt i ngjashëm në qiellzë të gojës quhet skizë palatinale (çarje e qellzës).

Skiza Palatinale (çarja e qiellzës )

Qiellza është tavani i gojës suaj i cili përbëhet nga kocka dhe muskuj të mbështilla nga një lëkurë e hollë. Mund ta ndjeni qiellzën duke e kaluar gjuhën nëpër tavanin e gojës suaj. Qëllimi i saj është të ndajë kavitetin e hundës nga ai i gojës. Qiellza ka një rëndësi shumë të madhe gjatë të folurit për shkak se e ndalon ajrit të dal nga hunda. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme kur ushqeheni sepse e parandalon ushqimin dhe lëngjet që të shkojnë në hundë.

Sikurse me buzën e çarë edhe qiellza e çarë ndodh gjatë fillimit të shtatzënisë kur pjesë të ndryshme të fytyrës zhvillohen individualisht dhe nuk bashkohen siç duhet. Qiellza e çarë ndodh kur ka hapësirë në tavanin të gojës. Pjesa e prapme e qiellzës quhet qiellza e butë, ndërsa pjesa e përparme quhet qiellza e fortë. Qiellza e çarë mund të jetë vetëm një ndarjeje prapa në qiellzën e butë deri te një ndarje e tërësishme e tavanit të gojës (qiellzës së butë dhe të fortë).

Ndonjëherë foshnjet me qiellzë të çarë mund të kenë mjekër të vogël dhe disa foshnje me një kombinim të tillë kanë probleme në frymëmarrje. Kjo gjendje shëndetësore quhet sekuenca Pierre Robin.

Meqë qiellza dhe buzët zhvillohen ndaras, është e mundshme që një fëmijë të lind me buzë të çarë, qiellzë të çarë apo të dyja njëkohesisht. Defektet e qiellzës ndodhin me probabilitet 1 në 800 foshnja.

Fëmijët e lindur me një apo të dy këto defekte zakonisht kanë nevojë për kujdesin e disa profesionistëve për ti menaxhuar problemet lidhur me të ushqyerin, të folurin, të dëgjuarin, dhe zhvillim psikologjik. Në shumicën e rasteve rekomandohet operacioni. Kur operacioni kryhet nga kirurgë oral dhe maksillo-facial të kualifikuar dhe me eksperiencë, atëherë rezultatet mund të jenë mjaft pozitive.

Trajtimi i skizës labiale (buzës së çarë) 

Ndërhyrja kirurgjikale për buzën të çarë zakonisht kryhet kur fëmija ka arritur moshën 10 vjeçare. Qëllimi i operacionit është të mbyllet ndarja, të rikthehet funksioni i muskujve dhe t’i jepet një formë normale gojës. Deformimi i hundës mund të rregullohet si rezultat i këtij operacioni por në disa raste mund të jetë nevoja për ndërhyrje të tjera shtesë.

Trajtimi i skizës palatinale (qiellzës së çarë)

Qiellza e çarë zakonisht trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale kur fëmija është 7 deri në 18 muaj, qe mund te jetë e ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Për shembull nëse fëmija ka edhe probleme të tjera shëndetësore të ndërlidhura, atëherë operacioni me mund të shtyhet për më vonë.

Qëllimet kryesore të ndërhyrjes kirurgjikale janë:

  • Të mbyllë hapësirën mes tavanit të gojës dhe hundës
  • Të bashkojë strukturat që e bëjnë qiellzën funksionale
  • Ta zgjerojë qiellzën mjaftueshem për funksionimin normal te aparatit te gojes

Ka shumë teknika që përdoren nga kirurgët për ti arritur këto qëllime. Zgjedhja e teknikës ndryshon nga kirurgu në kirurg dhe është diçka që duhet të diskutohet para operacionit.

Qiellza e fortë e çarë zakonisht riparohet në ne moshen 8-12 vjeçare, kur fillojnë të zhvillohen dhëmballët. Procedura përfshin vendosjen e kockës nga këllku në defektin kockor, dhe mbylljen e komunikimit të hundës me indet e gingivës në të tri shtresat. Operacioni mund të kryet edhe te adoleshentët dhe të rriturit, si procedurë e veçantë apo së bashku me operacionin për rregullimin e nofullës.

Çfarë mund të prisni pas operacionit?

Pas përmirësimit të qiellzës fëmija menjëherë do ta ketë më të lehtë të ushqehet dhe të pi lëngje. Megjithatë në një nga pesë fëmijë që e bëjnë këtë operacion ndodh që të rikrijohet një hapje e re në qiellzë mes hundës dhe gojës. Nëse është e vogël, kjo hapje rrallëherë do të lejojë rrjedhjen e lëngjeve nga goja në hundë. Nëse është më e madhe ajo mund të shkaktojë probleme të mëdha në të ushqyer, dhe të ndikojë në mënyrën e të folurit. Kjo gropë njihet si “fistul” dhe mund të nevojitet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale për ta rregulluar.


Leave a Reply